A do të jetë Neymar në Botërorin e kësaj vere? Ancelotti vendos një afat për vendimin

A do të jetë Neymar në Botërorin e kësaj vere? Ancelotti vendos një afat për vendimin

25 Shkurt 2026 13:45 Alfred Lleshi Zhgënjimet e Santosit, i eliminuar nga “Campeonato Paulista” nga modestët e Novorizontino, si dhe situata personale e Neymar Jr, që po rikuperohet nga një dëmtim dhe po përpiqet të rikthejë formën, nuk i kanë ndryshuar planet e trajnerit të Brazilit, Carlo Ancelotti, për Botërorin e verës së ardhshme. Italiani ka vendosur një afat për vendimin final, më të gjatë se për lojtarët e tjerë, sepse Neymar është Neymar. Vendimi i parë i Ancelottit, sipas mediave braziliane, është të mos e ftojë Neymar për miqësoret e fundit, para listës përfundimtare të Botërorit. Fjala është për dy ndeshje të forta ndaj Francës dhe Kroacisë në mars, në SHBA. Megjithatë, stafi teknik i CBF do ta monitorojë lojtarin deri në fund të...