7 pikë larg, Allegri nuk sheh nga kreu: Fituam një pikë ndaj Juves, Napolit dhe Romës…

7 pikë larg, Allegri nuk sheh nga kreu: Fituam një pikë ndaj Juves, Napolit dhe Romës…

19 Shkurt 2026 8:06 Alfred Lleshi Massimiliano Allegri sheh gjithmonë anën pozitive, edhe pse Interi është shkëputur në +7 pikë. Trajneri kuqezi u fokusua tek objektivi “Champions”: “Kemi fituar një pikë, që do të jetë e rëndësishme ndaj Juventusit, Napolit dhe Romës. Titulli? Duhet të qëndrojmë të qetë”. Ai shtoi: “Pjesa e parë ishte e ekuilibruar dhe pak e mërzitshme. Ata kaluan në avantazh dhe nuk ishte e lehtë të rikuperonim, por ia dolëm dhe krijuam raste të tjera. Tani duhet të mendojmë vetëm të rikthehemi te fitorja kundër Parmës”. Për episodin me Fabregas: “Mendoj se pati faull, Saelemaekers po nisej në kundërsulm dhe u tërhoq nga pankina, besoj nga Fabregas. A kërkoi falje? Herën tjetër futem edhe unë në fushë. Shkova të mbroj lojtarin...