5 gola të shënuar në “Shtëpinë e Futbollit”, Shqiëpria U-17 mposhtet nga Letonia
Shqipëria U-17 luajti mesditën e sotme ndeshjen e parë miqësore kundër Letonisë në “Shtëpinë e Futbollit”. Kuqezinjtë e vegjël, të drejtuar nga trajneri Armand Dama u mposhtën me rezultatin 2-3. Trajneri Dama e nisi takimin miqësor me këtë formacion: Simon Lleshi (GK), Jonas Nushi, Sebastian Amataj, Dennis Ettore Pierro, Kostantinis Varesi, Matias Zogu, Mattias Allasufi, Armend Muslika (c), Francesko Matjani, Delis Gjeci dhe Ermal Ymeri. Miqtë kaluan në avantazh të parët, falë golit të realizuar nga Bruno Jirgensons në minutën e 11-të. Kuqezinjtë nuk u dekurajuan, por kërkuan të rikthejnë baraspeshën duke krijuar disa mundësi të mira. Në minutën e 34-t, Francesko Matjani realizoi golin e barazimit me një goditje perfekte brenda zonës. Pjesa e parë mbyllet 1-1. Edhe fraksioni i dytë nis mjaft mirë...
Burimi:
telesport.al