45 milionë euro për mbrojtësin e majtë, Atletico Madrid dhe Sunderland joshin Mario Mitajn

45 milionë euro për mbrojtësin e majtë, Atletico Madrid dhe Sunderland joshin Mario Mitajn

Mario Mitaj është objektiv i disa klubeve ‘big’ në Evropë. “Fichajes.net” në Spanjë bën me dije se pas mbrojtësit të Kombëtares janë emra si Atletico Madrid apo Sunderland.Spanjollët e Atleticos po kërkojnë me ngulm një mbrojtës të majtë për trajnerin Diego Simeone, por objektivi i parë, futbollisti i Villarreal, Carlos Romero, kushton 45 milionë euro dhe ‘Los Colchoneros’ kanë hequr dorë prej tij.Një mundësi më e lirë vjen nga Arabia Saudite, teksa bëhet fjalë për djaloshin kuqezi të Al Ittihad, Mario Mitaj. 22-vjeçari ka lënë mbresa të jashtëzakonshme dhe vlen vetëm 5.5 milionë euro në treg, por Atletico nuk do e kishte problem të ofronte deri në dyfshin e kësaj shumë për të bërë të vetin një prej mbrojtësve të majtë më të talentuar të...