45′ e para: Tottenham bën detyrën në shtëpi, Fulham “spektakël” ndaj Liverpool (video)

45′ e para: Tottenham bën detyrën në shtëpi, Fulham “spektakël” ndaj Liverpool (video)

4 Janar 2026 17:04 Telesport Kanë përfunduar pjesët e para të disa prej takimeve për javën e 20-të në Premier League. Tottenham është duke fituar 1-0 ndaj Sunderland. Fatin e pjesës së parë e vendosi goli i Ben Davies, pas një topi të ardhur nga goditja e këndit. Lajmi i keq për londinezët ishte dëmtimi i Mohammed Kudus, në vend të tij u fut Kolo Muani. Në sfidat e tjera, Everton po mundet 0-1 në shtëpi nga Brentford, Newcastle po barazon pa gola ndaj Crystal Palace në “St.James’Park”. Sfida mes Fulham dhe Liverpool, filloi me 15 minuta vonesë, për shkak të një emergjence mjekësore në stadium, pak para orës zyrtare për fillimin e ndeshjes. Pjesa e parë në “Craven Cottage” është mbyllur 1-0 për Fulham,...