45′ e para: Real Madrid i papërmbajtshëm në “Bernabeu”. PSG dhe Bodo/Glimt po ashtu e mbyllin në avantazh (video)

45′ e para: Real Madrid i papërmbajtshëm në “Bernabeu”. PSG dhe Bodo/Glimt po ashtu e mbyllin në avantazh (video)

Kanë përfunduar pjesët e para në tri takimet e mbrëmjes në Champions League. Në “Santiago Bernabeu”, Real Madrid po kryeson 3-0 ndaj Manchester City, falë “hat-trickut” të Federico Valverde. Në minutën e 20-të, pas një topi të gjatë të nisur nga këmbët e Thibaut Courtois, ishte Federico Valverde që pasi shmangu Nico O’Reilly, driblon bukur Gigio Donnarumma-n dhe dërgon topin në rrjetë. Në minutën e 27-të ishte sërish Valverde që gjeti rrjetën dhe dyfishon shifrat, këtë herë pas asistit të Vinicius Junior. Në minutën e 42-të, Valverde kompleton “hat-trickun” e tij, pas asistit të Brahim Diaz dhe një veprimi spektakolar në zonë nga uruguaiani, i cili do ta mbajë mend gjatë ndeshjen e sotme. Në “Parc des Princes”, pjesa e parë mes PSG-së dhe Chelsea-t...