45′ e para: Partizani e mbyll në avantazh në derbin e kryeqytetit. “Paqe” në Rrogozhinë
9 Mars 2026 19:51 Telesport Po luhen dy ndeshjet e fundit për javën e 27-të në Abissnet Superiore. Në “Air Albania”, pjesa e parë në derbin e kryeqytetit Dinamo-Partizani është mbyllur 0-1 për të kuqtë. Në minutën e 18-të, Partizani humbet një titullar si Kamer Qaka për shkak dëmtimi dhe në vend të tij futet Valentino Murataj. Derbi i kryeqytetit u zhbllokua në minutën e 38-të, ku kostarikani Carlos Martinez gjeti golin pas një goditjeje me kokë, pas asistit të Murataj. Në ndeshjen tjetër në Rrogozhinë, pjesa e parë mes Egnatias dhe Teutës është mbyllur 2-1 për vendasit. Durrësakët gjetën të parët golin me Vasilios Zogos në minutën e 25-të, pas një topi të ardhur në zonë nga goditja e këndit. Vendasit barazuan shifrat në...
Burimi:
telesport.al