45′ e para në EUROPA LEAGUE: Celtic “skuqet”, por befason Bolognan-n. Jadon Sancho gjen golin e parë

45′ e para në EUROPA LEAGUE: Celtic “skuqet”, por befason Bolognan-n. Jadon Sancho gjen golin e parë

22 Janar 2026 19:39 Telesport Janë mbyllur pjesët e para në ndeshjet e para për sot në Europa League, të vlefshme për raundin e shtatë, që është i parafundit. Në “Renato Dall’Ara”, Bologna po mposhtet 0-2 nga Celtic, edhe pse skocezët janë me një lojtar më pka që nga minuta e 34-të. Japonezi Reo Hatate mori dy kartonë të verdhë në pak minuta dhe la fushën e lojës. Në Stamboll, Fenerbahce po mposhtet 0-1 nga Aston Villa. Golin për anglezët e shënoi Jadon Sancho, i pari për të me fanellën e Aston Villa. Lyon po fiton 0-1 në transfertën ndaj Young Boys, ndërsa Plzen po fiton 1-0 në shtëpi ndaj Porto. Vendasit e mbyllën pjesën e parë me një lojtar më pak, ndërsa portugezët humbën...