45′ e para: Liverpool nuk e llogarit West Ham. Burnley (pa) Brojën nuk ka gjë që e shpëton. Newcastle befasohet në shtëpi (video)

45′ e para: Liverpool nuk e llogarit West Ham. Burnley (pa) Brojën nuk ka gjë që e shpëton. Newcastle befasohet në shtëpi (video)

Liverpool po shkon drejt fitores së tretë rresht në Premier League. Të kuqtë po fitojnë 3-0 ndaj West Ham, pas 45 minutave të para në sfidën që po luhet në “Anfield”, e vlefshme për javën e 28-të në Premier League. Liverpool gjeti avantazhin që në minutën e 5-të, ku pas një aksioni të gjatë që nisi nga goditja e këndit dhe asistit të Ryan Gravenberch, ishte Hugo Ekitike që dërgoi topin në rrjetë me një goditje me të majtën brenda zonës. Në minutën e 24-të, Dominik Szoboszlai kroson nga goditja e këndit, Virgil van Dijk shënon me kokë. Në minutën e 43-të, Mohames Salah kroson nga këndi, Ekitike asiston për Alexis Mac Allister, argjentinasi dërgon topin në rrjetë me një goditje të bukur brenda zonës....