45′ e para: Cubarsi “tradhton” Barcelonën, Alvarez “thyen” zemrat e katalanasve. Në Paris, vendos goli i Desire Doue
Kanë përfunduar 45 minutat e para në dy çerekfinalet e sotme në Champions League, Barcelona-Atletico Madrid dhe PSG-Liverpool. Pjesa e parë në “Camp Nou”, mes Barcelonës dhe Atletico-s është mbyllur 0-1 për madrilenët. Me një kundërshtar që ka “parkuar autobuzin”, katalansit e kanë të vështirë të gjejnë rrugën e rrjetës. Në minutën e 18-të, Marcus Rashford gjen rrjetën, por goli anullohet për pozicion jashtë loje të Lamine Yamal. Në minutën e 42-të, Barcelona mbetet me 10 lojtarë. Pas ndërhyrjes së VAR, Pau Cubarsi largohet me karton të kuq për faullin si lojtar i fundit nga Giuliano Simeone. Goditje dënimi për Atletico Madridin, Julian Alvarez e ekzekuton në mënyrë perfekte dhe topi shkon në rrjetë. Në “Parc des Princes”, PSG udhëheq 1-0 ndaj Liverpool-it. Sfida u...
Burimi:
telesport.al