40 tenistë të bllokuar në Lindjen e Mesme, rrezikojnë pjesëmarrjen në turneun Masters të Indian Wells
Mbi 40 tenistë, mes të cilëve edhe anëtarë të stafit e gjyqtarë, janë bllokuar në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Doha, në një hotel të transformuar në bunker vetëm disa ditë para fillimit të turneut Masters të Indian Wells në Amerikë. Midis tenistëve të bllokuar janë fituesi i turneut ATP Dubai 500, Daniil Medvedev e rivali i tij Tallon Griekspoor, por edhe tenistë të tjerë si Andrey Rublev, Marcelo Arévalo, Mate Pavic, Harri Heliovaara dhe Henry Patten. Ndërsa tenisti Holder Rune është bllokuar në Doha, ku ndodhej për të mbyllur rehabilitimin dhe për t’u stërvitur. Kjo situatë kritike e ka shtyrë ATP të thërrasë një takim urgjent për të identifikuar zgjidhje për evakuim. Sipas “Marca”, opsionet e ofruara tenistëve përfshijnë udhëtime të gjata tokësore: një...
Burimi:
telesport.al