40 mln euro, Jorge Mendes ka një propozim për klubet italiane në merkato
12 Prill 2026 12:30 Telesport Mesfushori i Manchester United, Manuel Ugarte, nuk është përshtatur dot në Premier League dhe po mendon të provojë një aventurë të re. Ai u është ofruar disa klubeve të mëdha të Serie A, si Juventus, Napoli dhe Milan. Sipas mediave italiane, agjenti i tij Jorge Mendes po shqyrton opsionet për një transferim të mundshëm në Itali gjatë merkatos së verës, ndërsa Juventusi thuhet se e ka ndjekur nga afër në javët e fundit. Vlera e tij llogaritet rreth 40 mln euro.
Burimi:
telesport.al