30 mln euro për mesfushorin holandez, Bayern gjen pasuesin e Goretzka

30 mln euro për mesfushorin holandez, Bayern gjen pasuesin e Goretzka

21 Dhjetor 2025 10:06 Telesport Bayern po përgatitet të bëjë një lëvizje të rëndësishme në merkaton e verës, duke vendosur në shënjestër mesfushorin e talentuar Kees Smit. Sipas mediave gjermane, drejtuesit janë të gatshëm të investojnë rreth 30 milionë euro për të siguruar shërbimet e holandezit, i cili shihet si një përforcim afatgjatë për mesfushën e skuadrës. Smit ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha evropiane me paraqitjet e tij të forta këtë sezon, por Bayern duket se ka kaluar në avantazh në garë. Negociatat pritet të intensifikohen në javët në vijim, ndërsa bavarezët synojnë ta afrojnë si pasues të 31-vjeçarit Leon Goretzka.