26 gola në 29 ndeshje. Real Madrid gjen pasardhësin e Cristiano Ronaldo te Man. United
20 Maj 2026 20:17 Telesport Përveç transferimit të emrave “big” dhe lojtarëve të sprovuar, Real Madrid është gjithmonë i vëmendshëm ndaj talenteve të reja. Një nga objektivat kryesor të madrilenëve është sulmuesi 15-vjeçar i Man. United, JJ Gabriel, i cili ka pasur një sezon fantastik në Premier League U-18, ku ka shënuar 26 gola në 29 ndeshje në total. Skautët e Real Madridit e kanë ndjekur prej disa kohësh dhe besojnë se ai ka një profil ideal për modelin e rekrutimit që ndjek klubi madrilen: talent i parakohshëm, potencial i madh për rritje dhe personalitet për të konkurruar përtej moshës së tij. Madje, në Angli ka dhe nga ata që e krahasojnë me Cristiano Ronaldon dhe e shohin si pasardhësin ideal të portugezit. Real Madrid...
Burimi:
telesport.al