21 vite pas “rrjetës” së parë, Leo Messi rrumbullakos 900 gola në karrierë
19 Mars 2026 11:20 Alfred Lleshi Lionel Messi shënoi golin e tij të 900-të në karrierë, duke tundur rrjetën e portës së Nashville me Inter Miami, në ndeshjen e parë të 1/8-ave finale të “Concacaf Champions League”. 38-vjeçari argjentinas zhbllokoi rezultatin në minutën e 7-të me një gjuajtje të ulët, në këtë duel eliminator të turneut rajonal për klube. Me këtë gol, “La Pulga” ka shënuar gjithsej 81 herë për Inter Miami që kur iu bashkua MLS më 2023. Messi, 8 herë fitues i “Topit të Artë”, kishte shënuar më parë 672 gola për Barcelonën, 32 për Paris Saint-Germain dhe 115 për kombëtaren argjentinase. Ky gol i 900-të vjen 21 vite pas golit të tij të parë profesional, të shënuar për Barcelonën në fitoren 2-0...
Burimi:
telesport.al