2025, ose quajeni më mirë viti i varësisë totale të Real Madridit nga… Mbappe

2025, ose quajeni më mirë viti i varësisë totale të Real Madridit nga… Mbappe

Real Madridi po e mbyll vitin 2025 me një siguri; ka golashënuesin më të mirë të mundshëm, Kylian Mbappé, i krahasueshëm vetëm me Erling Haaland dhe Harry Kane, por me dilemën e varësisë nga francezi. Me golin ndaj Sevilla, Mbappé barazoi rekordin e CR7 me 59 gola në një vit kalendarik (2013). Diferenca me shokët është e madhe, Bellingham dhe Vinicius kanë nga 13 gola (40 më pak), Rodrygo 10, Güler 8; Endrick (i huazuar te Lyon), Gonzalo, Valverde dhe Brahim nga 5 gola. Duke llogaritur kombëtaren, Mbappé e mbylli si golashënuesi më i mirë i Europës me 66 gola (7 me “Les Bleus”) në 67 ndeshje; Kane ka 60/65, Haaland 57/54 (mesatarja më e mirë). Në La Liga, Mbappé ka shënuar 18 nga 36...