20 shkurt 1986, Krishtlindja e milanistëve… Kështu Berlusconi krijoi Milanin e të pamposhturve
40 vite janë një përjetësi, por mbi atë vendim dhe mbi atë projekt vizionar, Milani jeton në thelb edhe sot. Projekti ishte i Silvio Berlusconit, i cili më 20 shkurt 1986 e shpëtoi “Djallin” nga falimentimi dhe e bleu me synimin, të shpallur menjëherë, për ta çuar në majën e botës. Një mision që atëherë dukej i pamundur, por u realizua. “Duke u kthyer nga Saint Moritz, pas pushimeve të Krishtlindjeve, – tregon Fedele Confalonieri për “Corriere dello Sport”, – Silvio na telefonoi gjatë fluturimit dhe njoftoi: ‘Kam vendosur ta marr Milanin, të përgatitemi’. I vetmi që shprehu dyshime ishte Adriano Galliani, që e dinte mirë se do të ishte një marrëveshje me humbje, por Silvio iu përgjigj: ‘Nuk është një biznes si gjithë të...
Burimi:
telesport.al