“20 milionë euro, kaq do t’i kushtojë Real Madridit ‘Toni Kroos i ri’”

“20 milionë euro, kaq do t’i kushtojë Real Madridit ‘Toni Kroos i ri’”

Real Madrid pritet të jetë shumë aktiv gjatë merkatos së verës, ku përveç transferimeve “big”, klubi madrilen do t’i kushtojë një vëmendje të veçante talenteve të reja, ashtu siç ka bërë vazhdimisht në fakt në vitet e fundit. Njëri prej tyre që është në listën e drejtuesve të “Los Blancos” quhet Kennet Eichhorn, 16 vjeç dhe është pjesë e Hertha Berlin në Bundesliga 2. “Defensa Central” zbulon se Kennet Eichhorn është vëzhguar prej dia kohësh nga skautët e Real Madridit dhe përfundimi për të ka qenë pozitiv. I konsideruar në Gjermani si “Toni Kroos i ri”, Eichhorn tashmë është një ndër objektivat e Real Madridit. Duke qenë të vetëdijshëm se vlera e tij në treg do rritet ndjeshëm, klubi madrilen do të tentojë të blejë...