20-9 në Champions League; ekipet spanjolle dominojnë ato të Premier League
19 Mars 2026 13:31 Alfred Lleshi La Liga është në festë. Goditje autoritare në Europë dhe mesazh i qartë për kontinentin: Real Madrid, Barcelona dhe Atlético Madrid realizuan 3 fitore në 3 përballje, me golaverazh total 20-9 ndaj ekipeve të Premier League. Champions League rikthehet të flasë spanjisht. Real Madrid ishte një “lokomotivë” kundër Manchester City. Skuadra e Pep Guardiolës nuk i rezistoi presionit. Fitore bindëse në të dyja ndeshjet dhe kualifikim i “Los Blancos” me rezultat total 5-1. Barcelona vuajti në ndeshjen e parë ndaj Newcastle United, por një penallti në fund nga Yamal barazoi rezultatin. Në kthim, dominim i padiskutueshëm; 7 gola dhe 8-3 në total. Atlético Madridi bëri detyrën ndaj Tottenham. Skuadra e Diego Simeone menaxhoi avantazhin dhe kaloi më tej, duke...
Burimi:
telesport.al