15 mln euro transferim, Muriqi po largohet nga Spanja?

15 mln euro transferim, Muriqi po largohet nga Spanja?

16 Janar 2026 16:09 Telesport Vedat Muriqi është përfolur si i gatshëm për t’u rikthyer në Superligën turke, me Fenerbahçen që shihet si destinacioni i mundshëm. Në të njëjtën kohë, sulmuesi maroken Youssef En-Nesyri ka zgjuar interesin e disa klubeve të njohura evropiane, përfshirë Nottingham Forest dhe Everton në Angli, si dhe Napolin në Itali, bazuar në burime pranë klubit nga Stambolli. Drejtuesit e klubit turk po punojnë për të pasur gati një zëvendësues në repartin ofensiv, nëse En-Nesyri largohet. Sipas gazetës AS, Muriqi është kandidati kryesor për këtë rol, me një operacion transferimi që mund të arrijë vlerën e rreth 15 milionë eurove.