107 ditë më pas, Interi feston rikthimin e Dumfries në fushë. “San Siro” e duartroket
25 Shkurt 2026 13:11 Alfred Lleshi A ka një lajm të mirë për Interin, pas eliminimit nga Bodo/Glimt në “play off”-et e Champions League? Përgjigjja është “po” dhe quhet Denzel Dumfries. Në minutën e 81-të të ndeshjes së të martës, holandezi u rikthye në fushë pas 107 ditësh mungesë, duke marrë ovacionin e “San Siros”, që për një moment harroi edhe rezultatin e takimit. Më 9 nëntor, anhësori i djathtë u dëmtua në kyçin e këmbës së majtë dhe, ndonëse fillimisht dukej një problem i lehtë, iu desh të operohej e të kalonte rehabilitim të gjatë. Megjithatë, ai arriti të rikuperohet dhe të rikthehet në kohë për fazën vendimtare të sezonit. Tani Cristian Chivu ka një armë më shumë për të synuar titullin e Serie...
Burimi:
telesport.al