100 ditë nga fillimi i Kupës së Botës, zbulohet posteri zyrtar që bashkon 3 vendet organizatore
Posteri zyrtar i Kupës së Botës 2026 është prezantuar si pjesa e fundit e koleksionit të posterave të turneut, duke kombinuar elementë përfaqësues nga tre vendet organizatore: Kanadaja, Meksika dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me këtë publikim, përmbyllet seria e 16 posterave zyrtarë të qyteteve organizatore, të prezantuar gjatë vitit 2025. Turneu i këtij viti do të shënojë një rekord me 104 ndeshje, duke nisur më 11 qershor në stadiumin e qytetit të Meksikos dhe duke përfunduar me finalen më 19 korrik në stadiumin e Nju Jorkut. Posteri paraqet një kompozim në formë kolazhi, me një lojtar futbolli në qendër, duke synuar të reflektojë aftësinë e sportit për të bashkuar kultura dhe kombe të ndryshme. Sipas FIFA-s, për herë të parë në historinë e...
Burimi:
sot.com.al