10 vite në krye të FIFA-s, Duka uron Xhani Infantinon: Një dekadë zhvillimi profesionalizmi global

10 vite në krye të FIFA-s, Duka uron Xhani Infantinon: Një dekadë zhvillimi profesionalizmi global

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka uruar Presidentin e FIFA, Gianni Infantino, me rastin e 10-vjetorit të tij në krye të institucionit më të lartë të futbollit botëror. Përmes një video-mesazhi, Presidenti Duka ka shprehur vlerësimin për lidershipin dhe vizionin e Presidentit Infantino gjatë kësaj dekade, duke theksuar se nën drejtimin e tij FIFA ka hyrë në një fazë të re zhvillimi, me më shumë investime, përfshirje dhe standarde më të larta në çdo kontinent. Presidenti Duka vlerësoi gjithashtu rritjen e mbështetjes për federatat anëtare dhe ndikimin pozitiv që këto reforma kanë pasur edhe në zhvillimin e futbollit shqiptar. Federata Shqiptare e Futbollit, së bashku me Presidentin Duka, i uron Presidentit Gianni Infantino shumë suksese në vijim dhe shpreh mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe...