10 gola të shënuar në Superiore, mësoni lojtarin që kryeson në garën për “Këpucën e Artë”
Gara për golashënuesin më të mirë të sezonit në Superiore vijon të jetë mjaft interesante edhe në këtë edicion. Ashtu si në dy sezonet e fundit, në krye të listës qëndron sulmuesi i Vllaznisë, Bekim Balaj. Me 10 gola të realizuar deri në këtë moment, Balaj udhëheq renditjen e golashënuesve, duke lënë pas Dejvi Bregun dhe Blaise Tsague, të cilët kanë shënuar nga 7 gola secili. Nga skuadra e Egnatias, që kryeson renditjen e kampionatit, golashënuesi më i mirë është Alessandro Albanese me 6 gola, po aq sa edhe Ibrahim Mustapha i Bylisit. Superiorja rikthehet më 14 janar me ndeshjet e javës së 19-të. Deri tani janë shënuar në total 188 gola, me një mesatare prej 2.08 gola për ndeshje. Mbetet për t’u parë se...
Burimi:
sot.com.al