Spiropali uron Presidenten e re të Kosovës: Një mesazh për unitetin
Elisa Spiropali ka uruar zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në postin e Presidentes së re të Kosovës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali ka vlerësuar procesin e zgjedhjes së presidentes, duke u shprehur se Kuvendi i Kosovës dhe partitë politike dëshmuan, sipas saj, pjekuri dhe qëndrueshmëri për përballimin e sfidave të ardhshme. Spiropali ka veçuar figurën e presidentes së re, duke nënvizuar se urtësia dhe përkushtimi i saj ndaj Kosovës mund të shërbejnë për të afruar qytetarët përtej ndarjeve politike. “Urtësia dhe dashuria e Justina Shiroka-Pulës për Kosovën do të udhëheqin për t’i bashkuar qytetarët përtej ndarjeve politike, për të përfaqësuar me dinjitet interesat e vendit”, shkruan Spiropali. Urimi vjen pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës në krye të Presidencës së Kosovës, në një proces politik...
Burimi:
ntv.al