Spiropali i shkruan Ramës: Jep zgjidhje politike, pa tabu, pa frikë, pa kufij. Ti mundesh! E mira brenda teje është pakrahasimisht më e madhe se gjithçka tjetër

Spiropali i shkruan Ramës: Jep zgjidhje politike, pa tabu, pa frikë, pa kufij. Ti mundesh! E mira brenda teje është pakrahasimisht më e madhe se gjithçka tjetër

Nga Elisa Spiropali Letër Edi RamësEd’,Përfytyroje veten si demonstrues, në mes të protestës, mes njerëzve që kanë dalë në rrugë sepse ndihen të padëgjuar, të papërfaqësuar, të prerë në besë, të lodhur. Përfytyroje veten jo si kryeministër që e sheh protestën nga larg, përmes ekraneve, por si i ri që qëndron mes turmës, dëgjon britmat, ndjen frikën, dhe konsidero kryesoren, se ky zemërim nuk lindi sot. Gjithçka nisi me kangjellat që u vendosën për të ndarë njerëzit nga hapësira e tyre, qytetarin nga qyteti, protestën nga institucioni. Në fillim dukej si një çështje e vogël, si një debat për një hapësirë publike, për drurët, betonin, mënyrën se si merret një vendim. Por kangjellat shpejt u bënë simbol i një pushteti që ndan, që vendos pengesa...