Spektakël në Napoli-Como. “Leksione” nga Fabregas për pjesën e parë (video)

Spektakël në Napoli-Como. “Leksione” nga Fabregas për pjesën e parë (video)

30 Gusht 2026 19:25 Telesport Pjesa e parë në Napoli-Como është mbyllur 1-2 për liqenorët, në sfidën e javës së dytë në Serie A, e cila po luhet në “Diego Armando Maradona”. Sfida u zhbllokua në minutën e 17-të, ku kroati Martin Baturina shënoi një gol të bukur brneda zonës, pas asistit fantastik të Assane Diao. Rasmus Hojlund barazoi përkohësisht shifrat në minutën e 30-të. Danezi shënoi me një goditje qëndrore në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas asistit të Amir Rrahmanit. Megjithatë, Como e Cesc Fabregas gjeti shpejt avantazhin. Anastasios Douvikas shënoi golin e avantazhit për Como në minutën e 36-të, pas një gabimi fatal të qendërmbrojtësit Marin. Pjesa e parë mbyllet 1-2 për Como-n. SHIKOGOLAT