Spanjolli ëndërron Topin e Artë: Kam fituar më shumë tituj se kushdo, i pranishëm në momentet vendimtare

Spanjolli ëndërron Topin e Artë: Kam fituar më shumë tituj se kushdo, i pranishëm në momentet vendimtare

Një sezon i shkëlqyer e ka rikthyer Fabian Ruiz mes 30 të nominuarve për Topin e Artë. Mesfushori i PSG, i cili fitoi Champions League me klubin francez dhe Kampionatin Botëror me Spanjën, do të synojë të përmirësojë renditjen e vendit të 24-t që arriti në edicionin e vitit 2025. Në një prononcim për “L’Équipe”, ai komentoi nominimin e tij: “Të jem mes 30 më të mirëve është një privilegj për mua. Shpresoj që juria e ‘Topit të Artë’ të votojë për lojtarin më të denjë, sepse për mua, vetë fakti që jam aty është tashmë një privilegj”. “Jam mirënjohës për besimin e treguar ndaj meje dhe për faktin që jam mes të nominuarve. Për një futbollist, besoj se është diçka e mrekullueshme dhe e...