Spanja bën detyrën në shtëpi, “viktima” e radhës është Rep. Çeke (video)

Spanja bën detyrën në shtëpi, “viktima” e radhës është Rep. Çeke (video)

3 Tetor 2026 22:38 Telesport Spanja ka marrë fitoren e tretë rresht në Ligën A, në Ligën e Kombeve. Kampionët në fuqi të botës mundën 3-1 Rep. Çeke, në sfidën e luajtur në Oviedo. Lamine Yamal zhbllokoi shifrat që në minutën e 6-të, duke dërguar topin në rrjetë me një goditje të fuqishme me të djathtën në kufijtë e zonës së rreptësisë. Në minutën e 35-të, ishte radha e Rodri-t për të shënuar. Hera e fundit që mesfushori shënonte me kombëtaren ishte kundër Gjeorgjisë më 30 qershor. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Spanjën. Miqtë ngushtojnë shifrat në minutën e 69-të, me Jiri Slama, i cili finalizoi në mënyrën e duhur një kundërsulm model. Çekët e mbyllin takimin me një lojtar më pak, pas kartonit...