No Image Available

SPAK “merr në dorë” pagat e magjistratave/ Shefja e Thesarit: Rrogat i bllokoi Malaj…

SPAK ka nisur verifikimet lidhur me bllokimin e pagave të magjistratëve për muajin gusht 2026, ndërsa në kuadër të hetimit është marrë në pyetje përgjegjësja e Thesarit Tiranë, Elmira Peto. Sipas raportimeve, ajo është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni dhe ka deklaruar se nga ana e saj pagesat ishin kryer dhe se nuk kishte kryer shkelje ligjore. Sipas dëshmisë së raportuar, listëpagesat për gjyqtarët, prokurorët dhe administratën civile ishin përpunuar në sistemin e Thesarit, por nuk kishin kaluar në llogaritë bankare të një pjese të madhe të punonjësve. Në kuadër të hetimit, SPAK po verifikon zinxhirin e vendimmarrjes dhe dokumentacionin që lidhet me bllokimin e pagesave. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Gentian Këri, është marrë gjithashtu në pyetje. Sipas versionit...