Sot 28 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, familjarët dhe zyrtarët e PD-së bëjnë homazhe pranë memorialit!

Sot 28 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, familjarët dhe zyrtarët e PD-së bëjnë homazhe pranë memorialit!

Për demokratët 12 shtatori është dita ku nderohet dhe kujtohet Azem Hajdarin, që udhëhoqi protestat studentore për të përmbysur regjimin e egër komunist. Për sekretarin e Përgjithshëm Flamur Noka, kjo ditë duhet të jetë dita që simbolizon betejën, kryengritjen, dhe nevojën për të mbështetur protestat për të rrëzuar, sipas tij regjimin e Edi Ramës. “Më shumë se kurrë është motiv, është motiv për t’u përballur me një regjim që tashmë është regjimi i krimit dhe i korrupsionit, me narko-regjimin e Edi Ramës. Azem Hajdari sot bën apel, që ka vetëm një rrugë për të rrëzuar këtë regjim. Dhe ajo rrugë është përballja, qëndresa, beteja me ta, kryengritja, është rruga e vetme për të rrëzuar regjimin”, tha Flamur Noka. Vrasja e Azem Hajdarit mbrëmjen e 12...