Skënderbeu- Tirana hap javën, derbi Partizani- Dinamo të shtunën

Skënderbeu- Tirana hap javën, derbi Partizani- Dinamo të shtunën

Nis sot në orën 18:30 java e katërt Abissnet Superiore dhe përfundon të dielën me takimin AF Elbasani- Egnatia. Skënderbeu- Tirana pas pak në Korçë, pritet të sjellë zhvilime të reja në tabelë me dy skuadrat që duket se janë prapa me rendimentin pas 3 raundëve të para. Kryesisht vendasit e Julian Ahmatajt të cilët kanë deri tani një pikë dhe mbyllin praktikisht tabelën e klasifikimit. Edhe Tirana e Dean Klafuriç ndryshe nga parashikimet në start, ka vetëm një fitore, atë të fundit ndaj Vorës 4-0. Të dy teknikët kanë deklaruar në vigjilje të përballjes se duan tri pikët. Madje kroati bardhebluve deklaroi dje se Tirana veç tri pikëve ndaj Skënderbeut, ka objektiv zonën europiane në fund të sezonit. Ndërkaq duket se kjo përballje do...