“Skemë për të ndihmuar biznesin e vogël”- Programi “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 subjekte janë në proces, qëllimi që të jemi konkurrues

“Skemë për të ndihmuar biznesin e vogël”- Programi “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 subjekte janë në proces, qëllimi që të jemi konkurrues

Kryeministri i vendit, Edi Rama, së bashku me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj ishin të pranishëm sot (7 tetor) në një biznes për të folur për mundësitë që jep programi “Dyfisho sipërmarrjen tënde”. Fillimisht fjalën e mori ministrja Ibrahimaj, e cila theksoi nevojën për rritjen e investimeve dhe zgjerimin e sipërmarrjeve shqiptare, duke nënvizuar se bizneset duhet të përmbushin standardet dhe kriteret në përputhje me rregullat e Bashkimit Evropian. “Biznesi në fazën që Shqipëria është ka nevojë të rrisë investimet, dhe ka nevojë të dyfishohet. Sigurisht bizneseve do t’u kërkohen të përmbushin standarde dhe kritere, të cilat janë konform rregullave të BE, me qëllim që të jemi konkurrues në tregun vendas dhe më gjerë”, tha ministrja Delina Ibrahimaj. Kryeministri Rama u ndal te...