SKANDAL NË SPANJË! KREU I LALIGËS DËRGOHET NË TRIBUNAL PAS SULMIT NDAJ REAL MADRIDIT
Përplasja mes Real Madridit dhe presidentit të LaLigës, Javier Tebas, ka marrë një kthesë të re. Ajo që nisi si një luftë deklaratash tashmë ka përfunduar në dyert e drejtësisë sportive spanjolle, duke ngritur pikëpyetje serioze për të ardhmen e një prej njerëzve më të fuqishëm të futbollit në vend. Këshilli i Lartë i Sportit në Spanjë ka vendosur t’ia referojë Tribunalit Administrativ të Sportit deklaratat e Tebas, i cili krahasoi metodat e komunikimit të Real Madridit me teknikat propagandistike të Joseph Goebbels, ministrit të propagandës së Gjermanisë naziste. Deklaratat e bëra më 16 tetor shkaktuan reagim të menjëhershëm të klubit madrilen. Real Madridi i cilësoi ato të papranueshme dhe kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të Tebas nga postet drejtuese në futbollin spanjoll. Por historia nuk...
Burimi:
ntv.al