Skandal në aeroport me babanë e Yamal; pështyu kamerieren para “Topit të Artë”

Skandal në aeroport me babanë e Yamal; pështyu kamerieren para “Topit të Artë”

28 Tetor 2026 12:31 Alfred Lleshi Mounir Nasraoui, babai i Lamine Yamal, është përfshirë në një incident të rëndë në aeroportin e Barcelonës, pak para nisjes drejt Londrës, ku i biri përfundoi në vendin e tretë në garën për “Topin e Artë”. Sipas gazetës “El Español”, gjithçka nisi në një kafene, kur një punonjëse i kërkoi ta zhvendoste xhaketën e vendosur në një hapësirë të palejuar. Situata u përshkallëzua me fyerje të rënda dhe, sipas raportimit, Nasraoui e pështyu gruan në fytyrë. Për të parandaluar përplasjen fizike, ndërhynë me urgjencë efektivë të Gardës Civile dhe persona të pranishëm. Sipas të njëjtit burim, babai i futbollistit tentoi të hidhte një karrige drejt atyre që po përpiqeshin ta qetësonin. Ky nuk është incidenti i parë që e...