“Situata në Kosovë u përshkallëzua në orët e fundit”, Ish-ministri: Kurti e lidhi Gjykatën Speciale me votën për Presidentin

“Situata në Kosovë u përshkallëzua në orët e fundit”, Ish-ministri: Kurti e lidhi Gjykatën Speciale me votën për Presidentin

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, deklaroi se situata në Prishtinë është tensionuar ndjeshëm gjatë orëve të fundit, teksa para Kuvendit janë mbledhur protestues që kërkojnë miratimin në lexim të dytë të ligjit për Gjykatën Speciale. Në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “3D” me Alban Dudushin, Selimi tha se përshkallëzimi i situatës ka qenë i ndjeshëm gjatë dy orëve të fundit. “Vazhdon të jetë një situatë e tensionuar në rrugët e Kosovës. Situata është eskaluar shumë dramatikisht në këto dy orët e fundit. Ka pasur shumë protestues rreth Kuvendit, të cilët që nga mëngjesi kanë kërkuar që deputetët të mos dalin nga salla derisa të kalohet edhe në leximin e dytë ligji për Gjykatën Speciale.” Selimi kujtoi se projektligji kishte marrë mbështetjen e...