Simeone qesh më në fund, Atletico Madrid me fitore bindëse dhe spektakël ndaj Osasuna (video)

Simeone qesh më në fund, Atletico Madrid me fitore bindëse dhe spektakël ndaj Osasuna (video)

16 Shtator 2026 20:55 Telesport Atletico Madrid ka marrë fitoren e dytë rresht në La Liga, duke mundur 4-0 Osasunën, në sfidën e luajtur në “Metropolitano” dhe që është e vlefshme për javën e 6-të. Sfida u zhbllokua në minutën e 24-të, ku Jonathan David gjeti golin, pas një pasimi në zonë. Kanadezi nuk shënoi dot herën e parë, por nuk gaboi në tentativën e dytë. Në minutën e 54-të, aksion i shkëlqyer i Atletico-s, që gjen golin e dytë me Kang-in Lee, pas asistit të Jonathan David. Në minutën e 63-të, ishte Robin Le Normand që gjeti golin e tretë, pas një aksioni që nisi nga goditja e këndit. Në minutën e 82-të, ishte radha e Alex Baena për të gjetur golin, pas asistit...