Siguria ushqimore/ Ministri Salla në Kuvend: 68 mijë kontrolle dhe 95 mostra jokonforme

Siguria ushqimore/ Ministri Salla në Kuvend: 68 mijë kontrolle dhe 95 mostra jokonforme

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla raportoi në Komisionin për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural për kontrollet e kryera gjatë vitit 2026, sigurinë ushqimore dhe masat e marra ndaj produkteve jokonforme. Në fokus ishte edhe mishi i importuar nga Brazili. Gjatë seancës dëgjimore, ministri theksoi se siguria ushqimore është një çështje e drejtpërdrejtë e shëndetit publik dhe mbrojtjes së konsumatorit. “Siguria ushqimore nuk është thjesht një detyrim institucional dhe as vetëm një çështje inspektimesh. Ajo është, para së gjithash, çështje e shëndetit publik, e mbrojtjes së konsumatorit dhe e besimit të qytetarëve te produktet që konsumojnë çdo ditë”, deklaroi ministri. Sipas të dhënave të paraqitura në Komision, gjatë periudhës janar–gusht 2026, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer 68 872 kontrolle zyrtare, prej të...