Shqipëria të ketë 100 bashki e 12 qarqe, PD depoziton projektligjin e saj për ndarjen territoriale

Shqipëria të ketë 100 bashki e 12 qarqe, PD depoziton projektligjin e saj për ndarjen territoriale

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar sot zyrtarisht draft ligjin për ndarjen administrative-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë. Pas përfundimit të një procesi të gjerë konsultimesh në të gjitha qarqet dhe marrjen e mendimit të qytetarëve, Grupi Parlamentar i PD ka propozuar që vendi të ketë 100 bashki dhe 12 qarqe. Versioni i Grupit Parlamentar të PD shpjegohet me një relacion të argumentuar prej 168 faqesh, ku janë marrë në analizë të gjitha kriteret ligjore për ndarjen administrativo-territoriale. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk e konsideron Reformën Administrativo-Territoriale një betejë për numrin e bashkive. Çështja themelore është modeli i pushtetit vendor që Shqipëria dëshiron të ndërtojë. Ne nuk propozojmë më shumë bashki për të krijuar më shumë poste. Propozojmë bashki...