Shqipëria, perla e fshehur e Europës! Eksperti britanik: Plazhe si të Maldiveve, çmime më të ulëta dhe larg turmave!
Për ata që kërkojnë pushime të qeta jashtë vendit, larg mbipopullimit dhe çmimeve të kripura të destinacioneve tradicionale, zgjidhja ideale mund të jetë më afër se sa mendojnë. Eksperti britanik i udhëtimeve, Rory King, i cili ka vizituar rreth 80 vende të botës, ka sugjeruar ekskluzivisht për “Wales Online” se Shqipëria është një nga perlat europiane që ia vlen me patjetër të vizitohet. Vetëm tri orë larg Britanisë së Madhe, Shqipëria ofron një alternativë fantastike me plazhe të krahasuara me ato të Maldiveve, por me kosto shumë më të ulëta dhe pa turma turistësh. Sipas themeluesit të “Rory’s Travel Club”, udhëtimi drejt këtij vendi është tejet i lehtë, mund të fluturohet direkt për në Tiranë, ose të zgjidhet fluturimi drejt Korfuzit, e më pas një...
Burimi:
javanews.al