Shqipëria nis kontingjentin e parë të helikopterëve në misionin KFOR në Kosovë, Nufi: Angazhimi ynë mbetet i palëkundur

Shqipëria nis kontingjentin e parë të helikopterëve në misionin KFOR në Kosovë, Nufi: Angazhimi ynë mbetet i palëkundur

Kontingjenti i parë i helikopterëve nga Shqipëria do t’i bashkohet misionit të NATO-s, KFOR, në Kosovë. Në Bazën Ajrore të Farkës është zhvilluar ceremonia e përcjelljes së 13 efektivëve të Forcave të Armatosura, që do të shërbejnë në këtë mision të Aleancës, në bazën ushtarake amerikane “Bondsteel”, duke shënuar një moment të rëndësishëm për Forcën Ajrore dhe zgjerimin e kontributit të Shqipërisë në operacionet ndërkombëtare. Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi e cilësoi këtë angazhim si dëshmi të profesionalizmit të ushtarakëve shqiptarë dhe të përgjegjësive që vendi ynë përmbush si aleat i përkushtuar i NATO-s. “Kontingjenti që përcjellim sot është pjesë e kësaj përpjekjeje. Ai dëshmon se Forca Ajrore po zgjeron rolin e saj dhe se Forcat tona të Armatosura po konsolidojnë kapacitetet për të përmbushur...