Shqipëria me fitore të vuajtur ndaj San Marinos, Asllani shpëton kuqezinjtë nga turpi (video)

Shqipëria me fitore të vuajtur ndaj San Marinos, Asllani shpëton kuqezinjtë nga turpi (video)

Shqipëria ka fituar 2-1 ndaj San Marinos në sfidën e katërt në grup në Ligën C. Një fitore shumë e vuajtur e kuqezinjve, përballë një kundërshtari modest. Shqipëria kishte shansin e parë në minutën e 4-të, ku Kristian Asllani kishte një mundësi të mirë shënimi me kokë, pas krosimit të Elseid Hysajt nga krahu i djathtë, por goitja e mesfushorit përfundoi jashtë porte. Në minutën e 7-të, aksion i bukur i kuqezinjve, Ernest Muçi ishte në një pozicion të mirë për të gjetur golin, por goditja e tij përfundoi sipër traversës. Sfida u zhbllokua në minutën e 11-të, ku Kristian Asllani tundi rrjetën me një goditje të fuqishme nga distanca. Një gol vërtet i bukur i mesushorit Elbasanas. Shqipëria kalon në avantazh 1-0. SHIKOGOLIN Në...