“Shqipëria mbyll kapitullin e katërt”- Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

“Shqipëria mbyll kapitullin e katërt”- Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

Shqipëria ka shënuar një tjetër hap në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, pasi ka marrë dritën jeshile për mbylljen e negociatave për Kapitullin 20, sipas asaj që shkruan Rama në postimin e tij. Kryeministri e ka cilësuar këtë zhvillim si një moment të rëndësishëm drejt realizimit të objektivit historik të integrimit evropian. Përmes një reagimi në rrjetin FB, mbrëmjen e sotme (9 tetor), ai thekson se ky avancim krijon perspektiva të reja për investime, inovacion, konkurrueshmëri dhe punësim. “SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E IV, nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik. Drita jeshile nga BE për mbylljen e negociatave të Kapitullit 20 forcon perspektivën për investime, inovacion, konkurrueshmëri dhe punësim”, shkruan Rama. Ndërkohë, Këshilli Europian bën me dije se takimi i dhjetë i Konferencës...