Shqipëria e vajzave, për herë të parë në histori në një play-off  Botërori, Grima shpall listën për dy sfidat ndaj Uellsit

Shqipëria e vajzave, për herë të parë në histori në një play-off Botërori, Grima shpall listën për dy sfidat ndaj Uellsit

Për herë të parë në historinë e saj, Shqipëria e vajzave do të luajë në një fazë play-off-i të Kampionatit Botëror. Kuqezezat do të përballen me përfaqësuesen e Uellsit në dy ndeshje historike, më 9 dhe 13 tetor, në një tjetër moment të rëndësishëm për futbollin e vajzave në Shqipëri. Skuadra e drejtuar nga trajneri Armir Grima do të nisë grumbullimin të dielën në Shkodër, ku do të vijojë përgatitjet për dy sfidat e këtij raundi. Për këtë përballje, trajneri Grima ka shpallur edhe listën me 24 futbolliste të grumbulluara, ku rikthehen në skuadër Sara Maliqi, Endrina Elezaj, Arvina Nadiar Islami, Klaudia Borci, Florentina Kuqi dhe Qëndresa Krasniqi. Ndërsa mungesë e rëndësishme është mbrojtësja Arbenita Curraj, e cila nuk do jetë pjesë e ekipit për...