Shqipëria dominon, por mjaftohet vetëm me kryeveprën e Asllanit në pjesën e parë ndaj San Marino (video)

Shqipëria dominon, por mjaftohet vetëm me kryeveprën e Asllanit në pjesën e parë ndaj San Marino (video)

Shqipëria e ka mbyllur në avantazh 1-0 pjesën e parë ndaj San Marinos, në sfidën që po luhet në “Air Albania”. Shqipëria kishte shansin e parë në minutën e 4-të, ku Kristian Asllani kishte një mundësi të mirë shënimi me kokë, pas krosimit të Elseid Hysajt nga krahu i djathtë, por goitja e mesfushorit përfundoi jashtë porte. Në minutën e 7-të, aksion i bukur i kuqezinjve, Ernest Muçi ishte në një pozicion të mirë për të gjetur golin, por goditja e tij përfundoi sipër traversës. Sfida u zhbllokua në minutën e 11-të, ku Kristian Asllani tundi rrjetën me një goditje të fuqishme nga distanca. Një gol vërtet i bukur i mesushorit Elbasanas. Shqipëria kalon në avantazh 1-0. SHIKOGOLIN Në minutën e 22-të, Shqipëria i afrohet...