Shqipëri-Finlandë / Masat e sigurisë, FSHF ka një thirrje për tifozët që do të vijnë në stadium

Shqipëri-Finlandë / Masat e sigurisë, FSHF ka një thirrje për tifozët që do të vijnë në stadium

Federata Shqiptare e Futbollit u drejtohet me një thirrje të gjithë tifozëve që të tregojnë kujdes maksimal gjatë sigurimit të biletave për ndeshjen. FSHF paralajmëron tifozët të mos bien pre e mashtrimeve me bileta të dublikuara dhe të shmangin blerjet nga persona të paautorizuar apo burime të dyshimta. Në këto raste ekziston rreziku që e njëjta biletë të shitet disa herë, duke krijuar probleme në momentin e hyrjes në stadium. Gjithashtu, për të shmangur radhët dhe vonesat, këshillojmë të gjithë tifozët të paraqiten pranë stadiumit në kohë, duke planifikuar paraprakisht mbërritjen e tyre. Për arsye sigurie, Policia e Shtetit do të kryejë kontrolle të shtuara në hyrje të stadiumit. Për këtë arsye, kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tifozëve, si dhe respektimin e udhëzimeve të personelit...