“Shqetësimet e PD nuk qëndrojnë”- Celibashi për zgjedhjet vendore: Votim elektronik në sa më shumë bashki! Partitë të bëjnë konsensus

“Shqetësimet e PD nuk qëndrojnë”- Celibashi për zgjedhjet vendore: Votim elektronik në sa më shumë bashki! Partitë të bëjnë konsensus

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka deklaruar se votimi elektronik mbetet një prioritet për institucionin që ai drejton, duke theksuar se synimi është shtrirja e tij në sa më shumë bashki në zgjedhjet lokale të 9 majit, 2027. Celibashi u shpreh se kundërshtimet e Partisë Demokratike ndaj këtij sistemi janë të pabazuara, por nënvizoi se qëndrimi i opozitës nuk mund të anashkalohet, duke qenë partia kryesore opozitare. Sipas tij, për këtë çështje nevojitet konsensus mes forcave politike, pasi KQZ-ja nuk mund të marrë një vendim që favorizon njërën palë. “Nuk kemi asnjë arsye, apo akt ligjor për të kundërshtuar lidhur me këtë çështje. Jemi të angazhuar që të gjitha masat të jenë të përshtatshme me hartën e re administrativo-elektorale. Pikëpamja jonë si...