Shpërthen Pochettino: 114 akuza flasin vetë, trofetë e fituar nga City nuk janë realë

Shpërthen Pochettino: 114 akuza flasin vetë, trofetë e fituar nga City nuk janë realë

29 Shtator 2026 14:00 Telesport Mauricio Pochettino, trajneri aktual i kombëtares së SHBA-së, ka folur hapur dhe me tone të ashpra lidhur me çështjen ligjore që përfshin Manchester City, klub që është shpallur fajtor për 114 nga 115 akuzat për shkelje financiare gjatë periudhës 2009–2018 (sanksionet ende nuk janë përcaktuar dhe klubi tashmë ka shprehur synimin për të apeluar vendimin). Trajneri argjentinas, i cili drejtoi Tottenham dhe Chelsea gjatë viteve që po shqyrtohen, shprehu një hidhërim të thellë për një periudhë të karakterizuar nga mungesa e mbikëqyrjes: “Është shumë e vështirë të përcaktosh se cili do të ishte një dënim i drejtë kur dikush shpallet fajtor për 114 nga 115 akuza,” deklaroi ai. Pochettino theksoi pabarazinë në krahasim me klubet që u ndëshkuan thjesht me...