Shpërthen Farruku në miqësore te Dinamo, 3 gola për fitoren e thellë ndaj Otrant Olympic
Dinamo ka zhvilluar pasditen e sotme një ndeshje miqësore ndaj Otrant Olympic, skuadrës shqiptare nga Ulqini që kryeson kampionatin në Malin e Zi. Një miqësore vëllazërore, e cila dhuroi një lojë të bukur dhe gola, me Blutë e trajnerit Ilir Daja që konfirmuan formën e mirë që po kalojnë në këtë fillim sezoni. Trajneri Daja e nisi ndeshjen me këtë formacion: Kiri; Ismaili, Sembene, Alhassan, Lorran, Vila, Meta, Ajzeraj, Ruçi, Farruku, Mustapha. Dinamo mori menjëherë kontrollin e lojës, duke qarkulluar topin dhe duke kërkuar vazhdimisht portën kundërshtare. Epërsia erdhi në minutën e 12-të, kur Farruku finalizoi saktë një pasim fantastik të Ajzerajt.Otrant Olympic reagoi shpejt dhe gjeti golin e barazimit në minutën e 16-të, por vetëm gjashtë minuta më vonë Blutë kaluan përsëri në avantazh....
Burimi:
sportekspres.com