Zyrtare! Benita hyn sërish sonte në “BBVK”

Zyrtare! Benita hyn sërish sonte në “BBVK”

Java e finales së Big Brother VIP Kosova ka kaluar në një qetësi të pazakontë brenda shtëpisë, ndryshe nga tradita e tre edicioneve të mëparshme, ku ditët e fundit gjithmonë shoqëroheshin me vizita surprizë të ish-banorëve. Këtë vit, finalistët dhe publiku kanë pritur me kureshtje, por dera e shtëpisë ka mbetur e mbyllur për vizitorë. Situata duket se po ndryshon tani. Gjysmëfinalistja Benita Zena, e cila përfundoi rrugëtimin e saj televiziv të premten e kaluar, do të rikthehet në shtëpi për të thyer akullin e kësaj jave. Faqja zyrtare e programit konfirmoi se ish-banorja do të hyjë “pas pak” në ambientet e Big Brother VIP. Ende nuk është bërë e ditur nëse Benita do të marrë pjesë thjesht në një darkë, në një debat të...